Gazetari dhe publicisti i njohur Nebil Çika është ndarë nga jeta. Prej vitesh ka mbajtur postin e kreut të të përndjekurve politikë. Çika u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare ndërsa nuk dihen ende arsyet.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.
“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufinës”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)