Mbretëria e Bashkuar është kthyer në ëndrrën e shqiptarëve, duke arritur shifra rekord të aplikimeve për azil në 2022.
Sipas të dhënave të publikuara nga zyra e statistikave të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar 15,925 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin që lamë pas.
Shqetësues është fakti se 72% e tyre ose 11 mijë e 300 janë të grupmoshës deri në 29 vjeç.
Të dhënat tregojnë se 13.7% e aplikantëve janë minoren nën 18 vjeç.
58% janë 18-29 vjeç.
27% janë 30-49 vjeç.
Dhe vetëm 1.5% e azilantëve janë mbi 50 vjeç.
Meshkujt janë ata që zënë 84% të numri të aplikantëve.
Shqiptarët ishin kombësia më e madhe, që ka aplikuar për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022, duke zënë 18% të totalit nga e gjithë bota.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026