Mund të ketë kaluar pa u vënë re, por në hyrje të Kishës së Shën Gjergjit ku u varros Mbretëresha Elizabeth II ishin edhe dy Corgit e saj të preferuar për ti dhënë lamtumirën e fundit.
Më herët, gjatë një vizite të papritur të shtunën tek njerëzit që prisnin në radhë për të parë arkivolin e Elizabeth, Princi William foli me një fans që kishte pyetje rreth qenve të famshëm të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II. Ai nxitoi ta qetësonte gruan, duke thënë: “I pashë një ditë më parë, kjo më trishtoi shumë”. “Ata janë dy korgi shumë miqësorë, kështu që ata kanë një shtëpi të mirë,” vazhdoi Princi William.
“Pjestarët e pallatit mbretëror do të kujdesen shumë mirë. Do ti llastojnë pa masë, jam i sigurt.”

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Dua Lipa refuzon “betejën e Britanisë”, Këngëtarja shqiptare nuk do këndojë në duelin Fury-Joshua - 01/10/2026
- Mazniku mbron Territorialen me 46 bashki: Propozimi i PD, si në kohën e komunave, me vulë në çorape! Reforma bëhet për hallin e qytetarit dhe jo ofiqarit (VIDEO) - 01/10/2026
- Veliaj kundër Reformës Territoriale, letër Kuvendit për pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët - 01/10/2026