Demokratët e Berishës kanë depozituar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për projektin e ri të Portit të Durrësit. Oerd Bylykbashi, deputet i qytetit bregdetar theksoi se marrëveshja që i hap rrugë projektit është një aferë korruptive.
Krah Bylykbashit ishte edhe deputetja Albana Vokshi e cila theksoi se shqetësimet e opozitës për portin ia kanë komunikuar edhe institucioneve ndërkombëtare.
Në nëntor të vitit të kaluar PD e rithemelimit paditi në gjykatën kushtetuese marrëveshjen mbi të cilin do të ngrihej edhe ndërtimi i Portit të Ri.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026