27.6 C
Tirana
29 / 07 / 2026

VIDEO/ Momenti kur i vihet zjarri makinës në Korçë, autori për pak dogji veten

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës së kaluar në vendin e quajtur “Ura e fajancës”. Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nga verifikimet e kryera, rezulton se nuk njihet si person me precedent penal.

Gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, është fiksuar një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse. Autori i dyshuar ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit. Pavarësisht lëndimeve që pësoi, raportohet se ky person nuk është paraqitur të kërkojë ndihmë në asnjë prej spitaleve të zonës.

Euronews Albania, ka siguruar pamjet e momentit kur një person i vë flakën makinës së Klodian Cacani në Korçë. Siç shihet në video, autori ende i paidentifikuar  shkon te makina e cila ndodhet në parkimin para shtëpisë së Cacanit, i lëshon lëndë djegëse e më pas i vendos zjarrin në pjesën e parparme.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa makina tip “Benz” është shkatërruar plotësisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x