Ambasada Shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se Shqipëria është larguar nga mbledhja që po mbahej në Këshillin e Sigurimit, nga Rusia për të folur mbi të drejtat e fëmijëve.
Nëpërmjet një postimi në twitter, ambasada shqiptare e quajti këtë organizim një provokim cinik dhe thekson se gjatë mbledhjes së zhvilluar, u vendos braktisja e seancës kur përfaqësuesja e Rusisë, Maria Lvova-Belova kundërshtoi akuzat e bëra ndaj saj për rrëmbimet e fëmijëve ukrainas.
“Belova është nën urdhër arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj”-thuhet në reagimin e bërë nga ambasada shqiptare.
#Albania participated at Russia’s Arria-formula mtg on “evacuating” Ukrainian children from Ukraine to Russia, but walked out of the room when Maria Lvova-Belova, indicted by the @IntlCrimCourt was given the floor, to show its opposition & rejection for this cynical provocation.
— Albania in UN (@AlMissionUN) April 6, 2023
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026