17.5 C
Tirana
10 / 05 / 2026

“Ejani, ju ofrojmë garë të ndershme”/ Balluku u kërkon sipërmarrësve të huaj që të investojnë në Shqipëri

“Ejani dhe investoni. Ne ju ofrojmë garë të ndershme dhe siguri”. Me këtë premtim iu përgjigj pyetjes se përse duhet të investojnë në Shqipëri të huaj, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Një nga kërkesat që mora prej investitorëve ishte transparenca, rregullat e drejta të lojës dhe garës dhe ajo që quhet korsia e shpejtë dhe ne po i përmbushim. Këtu nuk flasim vetëm për turizmin , por edhe për atë paketë që qeveria shqiptare ka ofruar prej vitit 2015”, u shpreh Balluku.

Nga Konventa Ndërkombëtare të Turizmit që po zhvillohet në Tiranë, Balluku shpalli edhe ambicien për ta shndërruar vendin në atë që e përmblodhi si “superfuqi të Rajonit në disa sektorë”.

“Qeveria e Shqipërisë ka një vizion, që ta bëjë Shqipërinë vendin më të rëndësishëm në rajon për turizmin, energjinë e rinovueshme, infrastrukturën ndërlidhëse dhe sektorë kritikë që kontribuojnë për ekonominë tonë. Me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë do të punojmë për të përmbushur këto objektiva”, tha ministrja.

Të pranishëm në forumin 3-ditor të Turizmit janë edhe përfaqësues nga disa prej bankave më të mëdha në Europë si dhe investitorë veçanërisht në fushën e turizmit. Ata u shprehën të gatshëm për të investuar në Shqipëri me kushtin që institucionet shqiptare të jenë ndihmuese dhe jo penalizuese siç shpesh ndodh nga procedurat burokratike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x