Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, ka qenë mjaft e ashpër me lidershipin e kësaj partie, pasi nuk arritën të nxjerrin kandidatë për zgjedhjet lokale.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozaurit”, Godole deklaroi se një parti që nuk nxjerr dot 61 kandidatë, duhet të vlerësojë me seriozitet misionin e saj.
Ajo i bëri thirrje Alibeajt dhe atyre që pretondojnë se drejtojnë partinë, që ose të shkrijnë këtë forcë politike ose të dorëzojnë vulën te Berisha. Më tej, studiuesja shprehu habinë për mënyrën e organizimit të mbledhjeve të kryesisë, ku nuk pati informacion për kandidatët dhe ku disa prej drejtuesve kanë pranuar se ishte vendosur që prej shtatorit të vitit të shkuar, që në zgjedhje do të shkohej vetëm me kandidatë për këshillat bashkiakë.
“Një parti që nuk mundet të gjejë 61 kandidatë të denjë për të konkuruar, është një parti që jo vetëm nuk ka kryer detyrat e shtëpisë, por duhet të shohë me seriozitët misionin e saj. Ose shkohet me 61 kandidatë, ose duhen gjetur arsyet përse këto kandidatë nuk janë aty. Unë nuk kisha ide se si ishte gjendja në PD, përpara se të shkoja në mbledhjet e kryesisë. Nuk shihja gjatë vitit të fundit, një angazhim nga lidershipi që të mblidheshim dhe të organizoheshim. Vetë kam kërkuar të mblidheshim dhe të takoheshim.
Zgjedhjet i shoh si diçka shumë serioze. Mendova se do na sillnin dosje të kandidatëve, dhe do të kishte 2-3 kandidatë për të zgjedhur më të mirin. Kështu e mendova unë. Këto informacione nuk u dhanë asnjëherë. Mbase kështu funksionon në partitë politike, ishte përvoja ime e parë. Unë do ta kisha dashur ndryshe. Kur u përballa në kryesi me variantet e ndryshme që hidhnin, që disa të dalim vetëm në këshillin bashkiak dhe disa vetëm më kandidatë vetëm në bashkitë e rëndësisshme.