30.1 C
Tirana
30 / 07 / 2026

Shoqëria civile protestë para SPAK: Të çohen në gjyq ata që vodhën pasurinë e popullit

Përballë godinës së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion-SPAK është organizuar një protestë e heshtur dhe paqësore mesditën e sotme.

Uninioni i Shoqërisë Civile bën me dije se objekt i kësaj proteste është nxitja e mbështetja e punës së Institucioneve të drejtësisë e veçanërisht të Strukturës Antikorrupsion, në drejtim të hetimit, zbulimit e ndëshkimit të krimeve, të krerëve më të lartë të politikës e drejtësisë shqiptare.

“Qytetarët shqiptarë kërkojnë me insistim, që ata politikanë që kanë vjedhur e kanë vënë dorë mbi pasurinë e popullit, të hetohen, të çohen në sallën e gjyqit, tu konfiskohet pasuria e të dënohen për fajet që i kanë bërë popullit shqiptar”, thuhet në njoftimin e Unionit të Shoqërisë Civile.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x