11.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

Bora Zemani reagon pas sulmit në Top Channel: Kjo është një këmbanë e fortë alarmi

Bora Zemani ka reaguar për ngjarjen e ndodhur dje në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i televizionit Pal Kola.

Përmes dy postimeve, Bora ka treguar se ka mbetur e shokuar dhe jep një mesazh duke thënë se kjo ndodhi është një këmbanë e fortë alarmi për të reaguar.

“Jam e shokuar, e lënduar, e prekur! Marrja e jetëve të pafajshme nuk mund të ketë kurrë asnjë dhe asnjë justifikim. Dje ishte një nga ditët më të trishta ku pamë edhe njëherë përpara syve tanë sesa pak vlen jeta këtu tek ne. Dhimbje e madhe! U prehsh në paqe Pal Koka! Zoti ua lehtësoftë dhimbjen bashkëshortes dhe tre fëmijëve. Do të mbetet plagë e madhe për të gjithë ne…”, shkruan Bora.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x