10.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

VIDEO/Shpërqendron shitësen dhe largohet me vrap, shihni si i riu vjedh dy telefona në një dyqan në Tiranë

Një i ri ka arritur të vjedhë dy telefona në një dyqan celularësh rreth orës 20:00 në qendër të Tiranës. I riu është futur në dyqan dhe ka arritur të shpërqendrojë shitësen dhe ka marrë dy telefonat.

Më pas i riu është larguar me vrap në drejtim të “Rrugës së Elbasanit”. Drejtuesit e biznesit bëjnë apel për këdo që njeh të riun të kontaktojë dhe nëse nuk reflekton deri në mëngjes do të regjistrojnë kallëzimin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x