9.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Kosovë-Serbi në Ohër, Borell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time!

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka njoftuar ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së për marrëveshjen që është arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Borell e ka pranuar se marrëveshja e arritur krijon një status-quo në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Së fundi, për Kosovën dhe Serbinë. I informova ministrat për marrëveshjen që arritëm në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe sigurisht që krijon një status quo të re në Dialog. Ne nuk do të jemi më – shpresoj – në gjendje krize, por [të fokusuar] në zbatimin e Marrëveshjes që u pranua më 27 shkurt”, ka thënë Borell,

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x