Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka publikuar disa foto nga ekspozita e kryeministrit Edi Rama, e hapur në shtetin fqinj.
Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Athinë, shihet ndërsa i prezanton punët e tij homologut grek Kyriakos Mitsotakis.
Me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës në Hapjen e Ekspozitës së kryeministrit të Shqipërisë me titull “Improvizimet”, ku prezantohen vepra dhe skulptura,” shkruan Dendias në postimin e tij në Twitter.
Ekspozita që mban emrin “Improvizimet” është inauguruar nga kryediplomati grek Dendias në “Zapion Megaro” në kryeqytetin grek.
Në vizitën e tij në shtetin helen, kryeministri shoqërohet nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.
Με τον @PrimeministerGR Κυριάκο Μητσοτάκη και τον @ediramaal, στα Εγκαίνια της Έκθεσης του Πρωθυπουργού της Αλβανίας με τίτλο «Improvisations», όπου παρουσιάζονται έργα μεικτής τεχνικής και γλυπτά. pic.twitter.com/OMI5Q8ZsG5
— Nikos Dendias (@NikosDendias) March 20, 2023
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026