Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës vëzhgoi stërvitjen e trupave shqiptare, e koduar si ‘Biz ’22’ , nga ku u konfirmuan më pas si një strukturë të gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo krahë aleatëve të NATO-s.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, duke ndarë dhe disa pamje të stërvitjes .
“Certifikohet me sukses nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në FT. Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura.
Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve tanë.”, shkruan Ministri në Facebook.
/javanews
- Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe - 01/07/2025
- “Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kërcënon Francën: Do t’ju dërgojmë kriminelët tanë më famëkeq! - 01/07/2025
- Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon! Ndërron avokat - 01/07/2025