11.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

Festa e Ditës së Verës/ Mijëra qytetarë mbushin sheshet dhe rrugët e Elbasanit

Festohet sot në gjithë vendin Dita e Verës, një festë që shënon largimin e stinës së ftohtë dhe ardhjen e pranverës.

Kryeqendra e kësaj feste është qyteti i Elbasanit, ku festimet kanë filluar që nga dita e djeshme ku qindra qytetarë u mblodhën në qendër të qytetit për të ndjekur koncertin e organizuar nga bashkia.

Që në orët e para të mëngjesit mijëra qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë kanë mbushur sheshin dhe rrugët kryesore të qytetit, ndërsa autoritet janë kujdesuar për organizimin e dhjetra aktiviteteve. Ndërkohë që festimet do të vijojnë deri në orët e vona.

Me diell lule e plot qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, Elbasani feston sot Ditën e Verës.

“Jemi nga Elbasani, i bëmë ballokumet”, tha një qytetare.

“Vijmë nga Lezha, erdhëm për Ditën e Verës”, tha një qytetare tjetër.

“Vijmë shpesh herë, jemi pensionistë dhe u organizuam, më parë vinim me punën”, thanë disa pensioniste.

“Unë jam nga Librazhdi, jam në Elbasan se kam djalin po pres mbesat”.

“Jemi nga Kosova kemi ardhur për Ditën e Verës shumë bukur”.

“Është një ditë e veçantë”, thonë dy turistë të huaj.

“Gëzuar Ditën e Verës për të gjithë” uroi një prej fëmijëve të veshur me kostume për aktivitetin.

Festimet e 14 marsit nisën me paradën e karnavaleve të shkollave, panairi i zejeve, festivali i ballokumes, koncert për fëmijë e plot aktivitete të tjera të organizuara nga Bashkia e Elbasanit. Ashtu sikurse e do tradita festimet do të mbyllen në sofrat familjare me miq e të ftuar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x