Gjendet turistja e humbur një natë më parë në Karaburun.
Sipas raportimit të policisë është gjetur qytetarja D. E. e cila u raportua si e humbur ditën e djeshme në Karaburun.
Turistja u raportua si e humbur pasi kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike
Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.
Policia lokale informon se sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.
Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacionin e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj’.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026