12.5 C
Tirana
15 / 02 / 2026

VIDEO/Publikohet klipi zyrtar i ‘Duje’, këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023

Albina dhe familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 maj.

“Duje” do të përfaqësojë Shqipërinë në evenimentin e rëndësishëm e muzikës. Me performancën magjike në Pallatin e Kongreseve ata arritën të rrëmbenin zemrat e mijëra shqiptarëve. Përveç performancës, vokalit fantastik të Albinës dhe familjarëve të saj, kënga “Duje”u pëlqye edhe për mesazhin qe përcjell, pasi flitet për ndarjen e anëtarëve të familjes dhe i bën jehonë bashkimit të tyre. Edhe në klipin zyrtar, fabula është ndërtuar pikërisht mbi konceptin e familjes dhe ruajtjes së marrëdhënieve mes vëllezërve e motrave, apo prindërve dhe bijve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x