12.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

Nuk luftuan evazionin fiskal, pezullohen drejtuesit e Krimit Ekonomik

Drejtuesit vendorë të Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtoritë Vendore të Policisë janë pezulluar këtë të premte nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Vendimi vjen për shkak të mungesës së efikasitetit të këtyre strukturave dhe mospërmbushjen e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo goditjen e korrupsionit.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendor.

Në takim u veçuan 3 çështje kryesore, që lidhen me luftën kundër krimit ekonomik, masat antikanabis dhe mbarëvajtjen e procesit elektoral.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x