7.5 C
Tirana
10 / 02 / 2026

Aksident i rëndë në Durrës, ndërron jetë një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së të premtes në qytetin e Durrës, ku një person ka humbur jetën.

Policia bën të ditur se rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, një automjet (betoniere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

58-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x