Thellohet bilanci i aksidentit tragjik i ndodhur mbrëmjen e sotme tek mbikalimi i Saukut, ku automjeti tip Audi A8 i drejtuar nga 24-vjeçari çau bordurën dhe ra nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjetit tjetër.
Mediat kane raportuar se ka humbur jetën 24-vjeçari Klevis Rucaj që drejtonte Audin A8, duke e çuar numrin e viktimave në 3. Më herët u raportuar se nga aksidenti humbën jetën dy shtetase.
I riu vinte me automjet nga autostrada e Farkës në drejtim të rrethrrotullimit ku edhe ka dalë nga rruga.
Pasi ka thyer barrierat metalike, automjeti ka rënë në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, duke goditur një makinë “Honda” me drejtues Q.K, 60 vjeç.
I plagosur rëndë ka mbetur Rucaj që drejtonte “Audin” gjendja të cilit sipas burimeve është kritike. Ndërsa dy vajzat që kanë humbur jetën, udhëtonin në automjetin “Audi” të Klevis Rucaj, ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i tyre.