7.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

Maliq, rehabilitimi i fushës së mbetjeve/ Këshilli i Qarkut Korçë e kthen në një vendqëndrim të gjelbër

Ish fusha e mbetjeve në bashkinë e Maliqit është duke u rehabilituar për tu kthyer në një vendqëndrim të gjelbër e çodhës për të gjithë banorët. 

Aktualisht janë bërë mbjelljet e pemëve e shumë shpejt do të vendosen stola dhe ndriçim për ta kthyer në një vend ku banorët e Maliqit të kalojnë kohën e tyre të lirë. 

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë Ana Verushi, e cila është shprehur se ky investim është pjesë e projektit IPA CBC Shqipëri-Greqi, me një fond prej 200 mijë eurosh, i cili është duke u zbatuar edhe në ish fushën e mbetjeve në Bashkinë e Kolonjës. 

Pas vënies në funksion të Landfillit të Maliqit bashkitë e Qarkut të Korçës i depozitojnë aty mbetjet e tyre, duke bërë kështu që vendgrumbullimet e dikurshme të mbetjeve të dalin jashtë funksionit. 

Për këtë arsye ka qënë i nevojshëm rehabilitimi i tyre për të mos u kthyer në një shqetësim për banorët e zonave përreth, e mbi të gjitha për të shtuar sipërfaqet e gjelbra në bashkitë e qarkut juglindor e për të krijuar hapësira çlodhëse për banorët. Këto mjedise do të jenë në funksion rreth fillimit të muajit maj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x