I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, fillon këtë të enjte një vizitë dyditore në Prishtinë për përgatitjet e raundit të ri të bisedimeve mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Kosovës, Lajcak pritet të takohet me krerët e institucioneve shtetërore dhe me ata të partive opozitare. Sipas BE-së, pas qëndrimit në Kosovë, më 13 dhe 14 mars, Lajçak do të vizitojë Beogradin. Vizita e Lajçak në Prishtinë dhe Beograd vjen pas takimit të 27 shkurtit, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranuan planin evropian për normalizimin e raporteve.
Raundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë dakordësi rreth një plani si dhe të modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian.
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
- SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025