Safet Bajri i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës është liruar me kusht nga burgu i Fierit ku po vuante dënimin që i ishte caktuar nga gjykata belge.
Ai u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”. Bajri ka shlyer në total 6 vite dënim nga të cilat 3 i shleu në Bruksel dhe 3 të tjera në qelitë e 302-shit në Fier.