13.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

1 vit luftë, provokon Rusia, Medvedev: Duhet ta shtyjmë kufirin deri në Poloni

Rusia vijon provokimet e saj dhe në ditën që shënon 1 vjetorin e ‘operacionit special ushtarak’ në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti Dmitry Medvedev u shpreh se e vetmja mënyrë që Moska të sigurojë përfundimisht një paqe të qëndrueshme me Ukrainën është të shtyjë kufirin e saj sa më shumë që të jetë e mundur.

“Ne do të arrijmë fitoren. Qëllimi është të shtyjmë kufirin që kërcënon vendin sa më shumë që të jetë e mundur, edhe nëse është kufiri i Polonisë. Motivi i armiqve kryesorë të Moskës është të dobësojnë vendin sa më shumë që të jetë e mundur, kështu që ata nuk janë të interesuar për t’i dhënë fund konfliktit, por herët a vonë Perëndimi do të negociojë për Ukrainën”, shkruan Medved.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë gjithashtu parashikon se “operacioni special ushtarak” i Moskës do të përfundojë me një fitore ruse dhe një lloj marrëveshje të lirë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x