18.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Çështja McGonigal, Balla: Kërkesa e PD për komision hetimor, me firma të falsifikuara

Kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Charles McGonigal ishte me firma të falsifikuara. Kjo ishte ajo që deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në një deklaratë për mediat.

Taulant Balla u shpreh se Konferenca e Kryetarëve për këtë arsye ka vendosur që cështja të mos shqyrtohej.

“Kuvendi është vënë para një turpi për të perifrazuar atë që kam thënë para jush, në kushtet kur na u vu para një kërkesë deputetësh me firma të falsifikuara. I kërkova deputetëve të opozitës që të tërheqin atë kërkesë. Të falsifikosh firmën e një deputeti nuk duhet toleruar. Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendim me votë kundër kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Aliebeaj, që çështja të mos shqyrtohej. Në një seancë tjetër Kuvendi i Shqipërisë, më 23 janar, vendosi ngritjen e komisionit të posaçëm për ligjet parlamentare.”

Po ashtu, Balla e justifikoi mungesën e kryeministrit Edi Rama në seancat plenare me faktin që në agjendë ka pasur disa udhëtime jashtë shtetit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x