14.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Kreu i “Kushtetueses”, sot zhvillohet raundi i tretë! Nëse dështon, vendosin goglat

Ditën e sotme mbahet raundi i tretë ku do të përzgjidhet kreu i Gjykatës Kushtetuese. Në garë janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj. Anjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave në 2 raundet e para, për pasojë ky proces ka arritur deri në raundin e tretë. Nëse e njëjta situatë përsëritet edhe në këtë fazë, atëherë do të jenë goglat ato që do të vendosin, pasi do të hidhen me short.

 Si zgjidhet kreu i ri i Kushtetueses

Kryetari/Kryetarja i/e Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short. Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese në për tre vite pushoi së funksionuari  pasi nuk kishte anëtarë për të plotësuar kuorumin. Plotësimi i saj me nëntë anëtarë me mandat të plotë u bë pak javë më parë kur Holta Zaçaj u betua para presidentit të Republikës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x