18.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

“Asnjë cent nga Rusia”/ Basha tregon versionin e tij lidhur me akuzat e financimit të PD me rublat ruse

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për Euronews Albania mohoi në mënyrë kategorike se PD apo ai kur ishte në krye të kësaj partie të ketë përdorur para nga financim i huaj e aq më tepër rus.

Basha u shpreh se PD ka qenë gjithmonë në krah të aleatëve më të mëdhenj SHBA, për të cilët siç tha, kanë bërë edhe sakrifica të dhimbshme duke iu referuar përjashtimit të Sali Berishës nga grupi i PD kur u shpall non grata.

Po ashtu, ai foli për herë të parë për çështjen McGonigal.

Basha e cilësoi skandalin një përpjekje për të baltosur kryetarin e opozitës  dhe kjo sipas tij nuk është hera e parë që i ka ndodhur gjatë rrugëtimit të tij politik.

Ish-kreu i PD u shpreh se ajo që ka ndodhur me të është pjesë e kulturës së vjetër që nga komunizmi që vazhdon ende; shkatërrimi i kundërshtarit politik gjë që siç tha duhet të marrë fund.

“E vetmja gjë, është një keqardhje e madhe që kultura e vjetër politike e rrënjosur nga diktatura vazhdon, është detyra jonë si brez i ri për të ndërtuar një kulturë të re politike, duke lënë pas rrugën e shpifjeve dhe baltosjeve.

Kësaj politike po i mbaron rruga, ky është momenti të kuptojmë 32 vjet pas rrëzimit të diktaturës se shqiptarët duan dhe meritojnë një kulturë të re politike dhe një politikë që ofron zgjidhje”, tha Basha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x