6.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Artan Lame i përgjigjet Ilir Metës: Nuk regjistrove as Presidencën, ta kërkova, por refuzove

Kreu i Kadastrës, Artan Lame i është përgjigjur deklaratave të Ilir Metës nga protesta e 11 shkurtit, në të cilën tha se prona e shqiptarëve është e pasigurt. Në konferencën ku tregoi arritjet për vitin 2022 të Kadastrës, Lame tha se do t’i përgjigjet me shifra. 250 mijë familje theksoi ai se kanë marrë certifikatën e pronësisë për vitin 2022.

Ndërkohë, kreu i Kadastrës iu kthye edhe faktit se shumë institucione shtetërore janë të paregjistruar mes tyre edhe Presidenca. Lame thotë se që në kohën kur Meta ishte president u ka bërë thirrje që ta regjistrojnë institucionin, por kanë refuzuar.

“Meta deklaroi që prona shqiptareve është e pasigurt se kur vetë Presidenca është e paregjistruar merreni me mend se c’bëhet me pronën e shqiptarëve. 

250 mijë familje që marrin certifikatën i japin përgjigje. Do i kujtoja Metës që kur ka qenë president i kam bërë thirrje publike ejani të regjistroni Presidencën dhe oborrin për ta shpëtuar nga kafshimet. Nuk u përgjigjën në atë kohë. 

I kam bërë sërish thirrje Presidencës para një muaji për ta regjistruar, jo vetëm për ta shpëtuar nga kafshimet  e mëtejshme, po se kur një institucion që është në majën e piramidës së shtetit shqiptar jep shembullin në këtë proces, do shërbente si busull për shumë familje e institucionet për të bërë regjistrimin e tyre”, tha Lame.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x