Ndrecë Ndue Gjoka
Lindi më 1919 në fshatin Bisak të Fanit – Mirditë. Sot bëhen plot 77 vjet nga vrasja e pishtarit te dijes, mësuesit te shkronjave, dhe mësuesit te popullit. Mësimet e para i mori në Orosh të Mirditës. Pasi mbaroi shkollën normale të Elbasanit, punoi si mësues në Linaj të Shkodrës, në Istok (Zllakuqan të Pejës) në Kosovë. Me çlirimin e Mirditës, në tetor 1944 nisi grumbullimin e përgatitjen e mësuesve që do të hapnin shkolla në të gjithë krahinën. Falë nismës dhe këmbënguljes së tij në Mirditë u hapën 50 shkolla dhe kurse kundër analfabetizmit. Brenda pak muajve numri i nxënësve arriti në 2641 vetë, nga 201 nxënës që kishin 4 shkolla të paraçlirimit në Mirditë. Falë tij për herë të parë në shkollë u bë e mundur pjesmarrja e vajzave dhe e grave. Mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka, gjithë kohën e tij ja kushtoi rrugëtimit të vështirë dhe të shenjtë të shkronjave shqipe duke ndjekur me besnikëri rrugën e traditës së mësuesve atdhetarë, të cilët edhe u martirizuan për këto ideale. Emri i tij la gjurmë të thella në historinë e arsimit kombëtar.
U vra me 17 shkurt 1946 në lule të rinisë, në moshën 27 vjeçare.

- Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, arrestohet punonjësi i policisë në Vlorë - 25/10/2025
- E padëgjuar në sportin shqiptar, volejbollistja e Dinamos pezullohet dhe i kërkohet të bëjë ‘testin e gjinisë’ - 25/10/2025
- Rama dhe Von der Leyen të ftuar si folësit përmbyllës të Forumit Ndërkombëtar të Berlinit - 25/10/2025