-0.5 C
Tirana
22 / 12 / 2024

Viti i ri shkollor/ Rrumbullaku mbledh policinë: Efektivët të mos ndalojnë dhe gjobisin prindërit që çojnë fëmijët në shkolla, por…

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e policisë me qëllim dhënien e porosive për vitin e ri shkollor që nis nesër.

Ai ka kërkuar që pranë shkollave të ketë patrulla që do të monitorojnë qarkullimin e automjeteve në afërsi të shkollave dhe do të ndihmojnë nxënësit dhe prindërit, me qëllim vijimin e trafikut normal dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore.

“Shefat dhe ndihmës/specialistët e Policimit në Komunitet, çdo ditë do të mbajnë kontakte me drejtuesit e shkollave, qeveritë e nxënësve dhe oficerët e sigurisë në shkolla, për t’u njohur me situatën dhe do të marrin pjesë në çdo mbledhje të bordit të prindërve, që lidhet me çeshtje të sigurisë në shkolla.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Patrullës së Përgjithshme të mos ndalojnë dhe të mos ndëshkojnë me masa administrative prindërit që do të çojnë nxënësit në shkolla, por të ndërhyjnë për të ndihmuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe lëvizjen e sigurtë të nxënësve, nga njëri kah i rrugës në tjetrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit / Plan masash të detajuara për garantimin e rendit dhe sigurisë, me qëllim garantimin e një procesi mësimor sa më të qetë dhe të sigurtë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku mesditën e sotme, zhvilloi një takim me strukturat e Departamentit për Sigurinë Publike dhe ato të DVP Tiranë, me qëllim dhënien e porosive në fillim të vitit të ri shkollor 2022-2023.

Gjatë takimit ka kërkuar angazhim, profesionalizëm, etikë dhe kulturë nga punonjësit e Policisë që do të jenë të planëzuar me shërbim, pranë shkollave, në të gjithë vendin dhe kërkoi gjithashtu, kontroll nga eprorët e tyre për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave.

Gjithashtu, kërkoi që ndryshe nga çdo vit tjetër, pranë shkollave, të jenë të planëzuar patrulla të përgjithshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ndihmës/specialistë të Policimit në Komunitet, të cilët do të monitorojnë qarkullimin e automjeteve në afërsi të shkollave dhe do të ndihmojnë nxënësit dhe prindërit, me qëllim vijimin e trafikut normal dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore.

Punonjësit e Policisë Rrugore do të jenë prezent në të gjitha akset rrugore, kryqëzime dhe rrethrrotullime, për të monitoruar dhe për të menaxhuar trafikun, me qëllim moskrijimin e bllokimit të lëvizjes së lirë të përdoruesve të rrugës nisur nga fluksi i lartë i automjeteve të prindërve, me të cilat do të çojnë fëmijet në shkolla.

Shefat e komisariateve të Policisë që kanë nën juridiksion, shkollat me numrin më të lartë në nxënësve në shkallë vendi, të takohen me drejtuesit e shkollave, për të hartuar plane pune të përbashkëta, me qëllim koordinimin e veprimeve me drejtuesit e shkollave dhe me bordet e prindërve, për ndërhyrjen në kohë, për të eleminuar dhe për të parandaluar depërtimin e fenomeneve negative apo përshkallëzimin e konflikteve të mundshme në shkolla.

Shefat dhe ndihmës/specilistët e Policimit në Komunitet, çdo ditë do të mbajnë kontakte me drejtuesit e shkollave, qeveritë e nxënësve dhe oficerët e sigurisë në shkolla, për t’u njohur me situatën dhe do të marrin pjesë në çdo mbledhje të bordit të prindërve, që lidhet me çeshtje të sigurisë në shkolla.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Patrullës së Përgjithshme të mos ndalojnë dhe të mos ndëshkojnë me masa administrative prindërit që do të çojnë nxënësit në shkolla, por të ndërhyjnë për të ndihmuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe lëvizjen e sigurtë të nxënësve, nga njëri kah i rrugës në tjetrin.

Me qëllim eleminimin e bllokimit të rrugëve përpara shkollave, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e prindërve që të mirëkuptojnë dhe ndihmojnë punonjësit e Policisë, për menaxhimin e trafikut rrugor.

Policia e Shtetit uron nxënësit dhe stafet pedagogjike, sa më shumë suksese në vitin e ri shkollor dhe garanton prindërit dhe qytetarët se ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë në shkolla, përreth tyre dhe në të gjithë territorin e vendit.

Ftojmë qytetarët të mbështesin akoma më shumë dhe të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri, duke ju garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x