5.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Maliq, investimet gjatë vitit 2023/ Do të rikonstruktohen 10 rrugë fshatrash dhe 3 institucione arsimore

Gjatë vitit 2023 bashkia e Maliqit do të përfundojë të gjitha punimet e filluara në infrastrukturën rrugore gjatë vitit të kaluar.

Nga ana tjetër sipas kryetarit të bashkisë Gëzim Topçiu, gjatë këtij viti do të kryhen punime të tjera për rikonstruksionin e rrugëve në njësitë administrative, ku në total janë parashikuar ndërhyrje në 10 rrugë fshatrash.

Vlera e investimit të pritshëm kap shumën e 60 milion lekëve, nga të ardhurat e vetë bashkisë. Gjithnjë sipas kryebashkiakut Topçiu tashmë është kryer faza e tenderimit për investimet që do të realizohen dhe shumë shpejt pritet të fillojnë punimet.

Gjatë vitit 2023 investime do të ketë edhe në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe në ujësjellësat e fshatrave.

Gjithashtu gjatë vitit 2023 nga ana e bashkisë do të ndërhyet edhe në tre prej institucioneve të arsimit parauniversitar, kryesisht në sistemin e ngrohjes dhe rehabilitimin e këtyre godinave.

Gjatë vitit 2022 bashkia Maliq përmes projektit të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në fshatra, bëri të mundur rikonstruksionin e 10 rrugëve në disa njësi administrative, ndërkohë që po kaq do të rehabitohen edhe gjatë këtij vitit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x