5.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Foto me Agron Nezën dhe agjentin e FBI, justifikohet Meta: Nezën e njoh prej vëllait, e kam pasur mik! Rossinin nuk e dija kush ishte

Ilir Meta është pyetur sot në konferencën për mediat në lidhje me foton ku shfaqet në shoqërinë e personave që i akuzon për korrupsion me Edi Ramën si Agron Neza, Dorian Duçka, një agjent i FBI Mark Thomas Rossini dhe të tjerë.

Në deklaratën për mediat, Meta është justifikuar duke u shprehur se me Agron Nezën kishte miqësi për shkak se i njihte vëllain, ndërsa për Rossinin tha se nuk e dinte kush ishte sepse nuk pyet kush është në tavolinë kur e ftojnë.

”Çdo foto që ka me mua, çdo njeri në Republikën e Shqipërisë është i lirë ta publikojë. Është foto e 10 viteve më parë. Ka edhe përfaqësues diplomatik. A është Rossini aty? Nuk e di. Kur më ftojnë unë nuk i pyes kë marrim me vete.

Se kush është Rossini unë e di për shkak të angazhimit të tij pro Ramës, që e akuzonte Berishën si njeri të Putinit.

Sa i takon z. Neza njohja ime me të është e vjetër për arsye se të ndjerin vëllain e tij Agim Neza ka qenë njeri shumë i afërt i imi, ka qenë zëdhënësi im. Kemi pasur marrëdhënie shoqërore dhe njerëzorë. Por asnjëherë nuk i kam kërkuar asnjë favor”, tha Meta.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x