Pasi u shpall zyrtarisht Mbreti Charles III, në deklaratën e parë zyrtare në Këshillin e Aderimit, ai e nisi fjalën duke folur për vdekjen e “nënës së tij të dashur, Mbretëreshës”.
“E gjithë bota më ka shprehur përkrahjen dhe dhimbjen për humbjen që kemi pësuar të gjithë.”
Charles u shpreh se është ‘thellësisht i vetëdijshëm për detyrat’ që ai duhet të kryejë tani.
“Nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme dhe shërbim vetëmohues. Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatjen dhe përkushtimin e saj.
Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e mësha të sovranitetit që kanë kaluar tani mbi mua.”

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Njihuni me çiftet gjysmëfinaliste të Champions League, statistikat e përballjeve dhe kur do të luhen - 16/04/2026
- Video/ Mbrëmje spektakolare në Mynih! 7 gola të shënuar, një karton i kuq dhe Bayerni që eliminon Realin - 16/04/2026
- Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje - 16/04/2026