Personi që shihni në foto është Sotir Çabiri, 36 vjeç, i cili i vuri tritolin dhe rrafshoi hotel ‘Bizanti’ në Sarandë, ku babai i tij dhe një shtetas grek ishin në konflikt për pronësinë që prej vitit 2002.
Ai terrorizoi banorët e zonës që u zgjuan të tmerruar nga shpërthimi i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të dhjetëra objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.
Historia e përplasjes 21 vjeçare për pronësinë e hotelit
Hotel ‘Bizanti’, i pozicionuar në shëtitore, buzë detit kishte 3 ortakë, një shtetas grek me emrin Dhimitër Evangjeliu dhe 2 shqiptarë Spiro Çabirin dhe Vangjel Shtuka (i ndarë nga jeta). Përplasja nisi për pronësinë e vlerësuar 920 mijë euro, 90% të të cilës e kishte greku dhe 10% i kishin 2 shqiptarët. Çështja është ende Apelin e Gjirokastrës që pas hartës së re gjyqësore transferohet në Tiranë për të zgjidhur përfundimisht konfliktin për pronësinë.