5.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Si u hiqte Topalli dhe Berisha fjalën deputetëve të PS kur kërkonin kohë të barabartë me qeverinë

Tetë deputetë të partisë demokratike të cilët janë përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë për shkelje të rënda të rregullores kanë tentuar të hyjnë me dhunë në seancën e sotme parlamentare këtë pasdite.

Ndonëse janë pikërisht ata që e kanë thyer rregulloren, deputetët e konsiderojnë përjashtimin e tyre si dhunim të fjalës së lirë.

Paradoksalisht, janë deputetët e së njejtës forcë politike që dje në pushtet, kërkonte tu hiqte me dhunë fjalën e lirë deputetëve socialistë, asokohe në opozitë.

Mjafton të kujtojmë nismën e PD kur kuvendi drejtohej nga Topalli, që çdo deputeti i cili qëndronte në foltore më shumë se dy minuta do të përjashtohej për 21 ditë dhe nuk do të merrte as pagën. Pra deputetët e opozitës mund të flisnin vetëm kur donte dhe sa donte Jozefina Topalli.

Ky propozim erdhi nga demokrati Eduart Halimi në kohën kur kryeparlamentarja nuk u jepte te drejtën e fjalës deputetëve të opozitës, që kërkonin të flisnin me kohë të barabartë sa qeveria e Berishës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x