11.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

VIDEO/ Rama tregon “shkarravinat e revolucionit”: Sot dushi i regjimit, nesër nis një javë e re punësh të mira

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e fasadës së Kryeministrisë, së goditur me tymuese dhe flakadanë nga protestuesit e opozitës të shtunën.

“Dje shkarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit, nesër nis një javë e re punësh të mira”, shkruan Rama në Twitter teksa tregon edhe punën që u bë për pastrimin e godinës.

Kryeministri më herët postoi një foto familjare nga Prizreni, ku me sa duket kishte zgjedhur të kalonte të dielën. “Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”, shkroi Rama.

Të hënën, opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë, këtë herë para godinës së Parlamentit, ku parashikohet të zhvillohet edhe seancë plenare.

Rama tregon “shkarravinat e revolucionit”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x