Shpëtimi heroik i një shtetasi turk nga rrënojat në Kahramanmaras ishte operacioni i 19-të i tillë i ekipeve të Komandës së Frontit të Brendshëm.
Një shpëtim heroik është bërë nga rrënojat e tërmetit në Kahramanmaras të Turqisë, ku ekipet izraelite të kërkim shpëtimit mundën të nxirrnin të gjallë një fëmijë të moshës 9-vjeçare.
Fëmija u arrit të nxirrej i gjallë 120 orë pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit.
Fëmija u identifikua nga ushtria izraelite si motra e Romisas, një vajzë 14-vjeçare e cila ishte gjetur në fillim të javës nga personeli izraelit i kërkim-shpëtimit së bashku me babanë e tyre Mohammed.
Pas tërmetit u zbulua trupi i pajetë i nënës së tyre. Një pediatër i ekipit izraelit po përkujdeset për fëmijën dhe po i jep atij kujdesin e nevojshëm mjekësor.