Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar këtë të premte banorët në zonat e prekura nga tërmeti.
Aio mbajti një konferencë shtypi nga qyteti Adiyaman në Turqi, duke u ndalur dhe te kritikat mbi ndërhrjen e ngandaltë në zonat e tërmetit..
Duke pranuar se përgjigja e qeverisë nuk ishte aq e shpejtë sa ai donte të ishte, Erdogan tha se përpjekjet e ndihmës u penguan nga ndikimi që tërmetet patën te zyrtarët dhe familjet e tyre që jetonin në zonat e tërmetit.
Ashtu si edhe në konferencat e mëparshme, ai fajësoi sërish kushtet dimërore për përparimin e ngadaltë në ofrimin e ndihmës.
Erdogan u tha qytetarëve se është e pamundur të shmanget pikëllimi, por i siguroi se banesat do të rindërtohen brenda një viti.
“Nuk është e mundur të shpjegohet pikëllimi që kemi. E di që fjalët nuk mjaftojnë,” thotë ai.