12.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Cilat shtete përgjoi balona kineze?

SHBA beson se  balona e dyshuar kineze e vëzhgimit që u rrëzua mbi territorin e saj është pjesë e një flote më të gjerë që është shtrirë në pesë kontinente.

“Shtetet e Bashkuara nuk ishin objektivi i vetëm i këtij programi,” tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Ai shtoi se SHBA kishte  shpërndarë  informacionin e mbledhur nga mbetjet e balonës me dhjetëra vende të tjera. Kina ka mohuar se objekti është përdorur për qëllime spiunazhi dhe ka nënvizuar se ishte një pajisje moti e  cila kishte humbur drejtimin.

Zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar balonën  rreth 60 metra të gjatë, të krahasueshme në madhësi me avionët e linjës rajonale.

Prania e saj në hapësirën ajrore të SHBA-së shkaktoi një krizë diplomatike dhe e shtyu Sekretarin Blinken të anulonte një udhëtim në Kinë – takimi i parë i nivelit të lartë SHBA-Kinë ndër  në vite.

Më vonë balona  u qëllua nga një avion luftarak amerikan në brigjet lindore. Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, Ëashington Post raportoi se SHBA beson se projekti i dyshuar i balonave të vëzhgimit po operohej nga provinca bregdetare e Kinës Hainan dhe kishte në shënjestër disa vende duke përfshirë Japoninë, Indinë, Vietnamin, Tajvanin dhe Filipinet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x