Turqia u trondit sërish nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa vetëm pak minuta më parë, rreth orës 11:24, është shënuar një tërmet 7.7 ballë. Më pas janë regjistruar disa lëkundje, mbi 6.5 ballë të shkallës rihter.
Momenti është regjistruar nga kamerat, ndërsa siç shihet në këto pamje, një gazetar turk ka qenë në transmetim “live” në momentin e goditjes së fortë.
Në pamjet e rënda shihen një grup njerëzish që vrapojnë dhe bërtasin nga paniku.