Policia arrestoi mbrëmjen e sotme Alda Klosin e cila akuzohet për pastrim parash. Urdhri u firmos nga prokurorja Mirela Zavalani.
Kujtojmë se për vjedhjen në shtëpinë e Alda Klosit janë në burg Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi. Ata u zbuluan për vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi dhe për 400 mijë euro të tjera të cilat ende janë pa pronar.
Nënë e bir, u zbuluan fillimisht për vjedhjen e 120 mijë eurove e më pas nga vetë ata në përgjimet në dhomën e paraburgimit në Tiranë për shifrën e 400 mijë eurove dhe sendeve me vlerë të fshehura në tubin e aspiratorit. Por për këto 400 mijë euro, ende nuk ka një pronar, vetë Klosi ka deklaruar se shifra që ajo posedonte ishte 120 mijë euro. Në total, së bashku me sendet me vlerë dhe bizhuteritë kapin shifrën e 700 mijë eurove.
Në përditësim…
- Faqe në dorëshkrim nga romani “Lufta dhe Paqja” i Tolstoit/ Çfarë tregon psikiatri për personalitetin e shkruesit të kësaj kaligrafie? - 12/12/2025
- Avokati i Popullit, pretendimet e ngritur nga PD/ Reagon Mustafaj: Efekti i oborrit duhet thyer! Marrëzia duhet të marrë fund - 12/12/2025
- Belinda Balluku rikthehet në detyrë si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Kushtetuesja legjitimon kërkesën e Ramës - 12/12/2025