13.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Digjet banesa prej druri në Elbasan, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Pronari i përfshirë në konflikte

Një banesë e ndërtuar e gjitha prej druri në Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme.

Burime për Report TV bëjnë me dije se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme nga persona që kanë konflikte me pronarin e banesës.

Zjarrfikësit mbërritën në lagjen ‘5 maji’ por banesa ishte djegur pothuajse totalisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale.

Ndërkohë grupi hetimor i policisë po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x