13.5 C
Tirana
15 / 02 / 2026

Dritan Hila: Asociacioni, a po copëtohet Kosova!

Në rubrikën Komenti i Ditës në Dritare TV, analisti Dritan Hila foli për asociacionin e Komunave të Kosovës. Zoti Hila tha se ky është një moment i vështirë për Kosovën dhe se kjo situatë tregon se nuk është më e mira ajo që e pret atë si shtet.

“Ka një presion të vazhdueshëm nga faktori ndërkombëtar që Kosova të pranojë asociacionin e Komunave Serbe. Kemi një rritje të presionit që ka një lloj dashakeqësie ndaj Kosovës. Në mediat perëndimore ka filluar një fushatë që të hidhet poshtë historia e Luftës së Kosovës. Mohohen 10 mijë të vrarë, 14 mijë vajza e gra të dhunuara e përdhunuara. Dhe për këtë ka fakte.

Ky është një moment që tregon se Kosova nuk i ka punët mirë e nga ana tjetër diplomacia serbe, po punon. Asociacioni nuk mendohet të jetë një hap pozitiv për Kosovën. Mjafton të mendojmë Mitrovicën që është ende një vend totalisht i pakontrolluar në mes të Kosovës. Mitrovica është qendra ku është mbledhur gjithë mbeturinat e kriminalitet serb. Qendra ku zhvillohen trafiqet jo vetëm të drogës por edhe të qenieve njerëzore.

Krijimi i asociacionit të komunave serbe është një rast i paprecedent në Europë, sepse nuk kërkohet as autonomi. Minoriteti serb është i shpërndarë si lëkura e leopardit. Kjo e bën të pamundur që t’i jepet autonomia një territori të caktuar. Në këtë mënyrë secili shtet mund të bëhet “çorap” pasi mjafton të kërkosh asociacionin e romëve të Shqipërisë dhe bëhet një lëmsh.

Asociacioni është një ndër shembujt më të këqij. Është një kalim i masës që mund të tolerojë një shtet. Kosova është në presion të jashtëzakonshëm, por mbetet për t’u parë se sa do të rezistojë Albin Kurti dhe se sa SHBA do të ndikojë, pasi e vërteta është që amerikanët janë të vetmit miq që na kanë mbetur”, tha zoti Hila në Dritare TV./L.F-dritare

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x