10.5 C
Tirana
14 / 02 / 2026

Richi e Poveri në Vlorë, Artistët Nderohen me “Mirënjohje e qytetit”

Kanë mbërritur në Vlorë për koncertin e sotëm në “Petro Marko”, grupi mitik Richi e Poveri, Anxhela Brambati dhe Anxhelo Soxhu, janë nderuar paraditen e sotme me titullin “Mirënjohje e qytetit” nga kryebashkiaku Leli.

Titulli me motivacionin:

“Për nderimin që i bëhet  Vlorës me koncertin mbrëmjen e sotme, për të gjithë mendimet e lira që i kanë dhuruar Shqipërisë dhe Vlorës posaçërisht si vendi më afër detit, për shijen e muzikës që ata kultivuan dhe për të gjithë nostalgjinë që përmes zërit të tyre do të jetojmë gjithmonë!”

Artistët italianë Anxhela Brambati dhe Anxhelo Soxhu u treguan fjalëpakë por shumë falenderues. Ata premtuan se do të rikthehen përsëri në Vlorë, thjesht do të duhet të zgjedhim ditën, thanë ata. Njëherazi kanë falenderuar në shqip.

Artistët italianë, janë shoqëruar në vizitën e tyre në bashki nga konsullja e Italisë në Vlorë, Iva Palmieri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x