9.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Nuk ndaloi të shumëkërkuarin, pezullohet shefi i Trafiqeve në Elbasan

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal për pezullimin nga detyra të Shefit të Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan.

Gjykatës së Lartë rrëzoi vendimin e Giykatës së Apelit Durrës, dhënë për Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan dhe la në fuqi vendimin e Gykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin e tij nga detyra.

Pezullimi i 38-vjeçarit është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022.

Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet ekomisariatit të Elbasanit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x