8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Cilat janë pasojat nëse Kurti nuk e pranon Asosacionin? Flet deputeti i LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rustemi deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk rrezikon postin e tij, nëse nuk pranon formimin e Asosacionit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rustemi nënvizoi se Kurti dhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk e vendos pushtetin para interesave të shtetit.

“Nuk mendoj që jemi në ato rrethana, por zoti Kurti dhe Vetëvendosja e ka dëshmuar tashmë që kur bëhet fjala për shtet, nuk e ka mendjen te pushteti. Ne nuk japim elementë apo pjesë nga shteti për të mbajtur pushtetin.

Ne thjesht angazhohemi për ta përdorur pushtetin në rritjen e mundësive për shtetin edhe për qytetarët, pa dallim të përkatësisë etnike,. Nuk shoh rreziqe të tilla, por nuk ka brengos kjo gjë”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x