12.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Skandali me ish-zyrtarin e FBI/ Kuvendi pranon kërkesën e opozitës për interpelancë urgjente me Ramën

Konferenca e Kryetarëve futi në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me kryeministrin Rama për skandalin McGonigal.

Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesja e PD në Konferencën e Kryetarëve, Flutura Açka ka ngritur më forcë shqetësimin për mënyrën se si u mbyll seanca e shkuar duke shmangur kështu debatin për skandalin McGonigal.

Açka e quajti fashizëm Parlamentar atë që ndodhi në Kuvend.

“Po ndodh fashistizimi i Parlamentit. Në nuk jemi as prokurorë dhe as inkuizitorë por jemi mandatuar të kërkojmë llogari dhe mbyllja e seancës është shkelje e Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Republikës”, – mësohet të ketë thënë deputetja demokrate.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x