8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Çmontohen 11 kamera në Tiranë, 5 prej tyre të vendosur në banesën e një të dënuari për vrasje

Vijon operacioni për çmontimin e kamerave të vendosura nga grupet kriminale për të kontrolluar veprimet e policisë.

Mësohet se operacioni “Fijet” për heqjen e kamerave të sigurisë të jashtëligjshme nis edhe në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta tha se aksioni i parë ka filluar nga komisariati nr.1 i policisë së Tiranës për çmontimin e kamerave të vendosura nga persona të dyshuar dhe me precedente penalë.

Në zonën e “Ali Demit” policia ka çmontuar 5 kamera në banesën e shtetasit E.K. i dënuar më parë për vrasje. 6 kamera janë çmontuar edhe në zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Ali Dem.

Deri më tani janë çmontuar rreth 11 kamera, kontrolli do të vijojë kontrolli edhe në zonën e Shkozës.

Çmontimi i kamerave do vijojë në të gjithë zonat e kryeqytetit, ku secili komisariat do çmontojë kamerat e paligjshme në zonat që mbulojnë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x