Në 87-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare, vajza e tij Besiana Kadare ka zgjedhur ta urojë përmes një prej poezisë së saj të preferuar e shkruar në vitin 1964.
Më poshtë urimi i saj për ditëlindje
Të huaj jemi
Të huaj jemi ne prej kohësh,
Ç’ish për t’u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natën, kur i lodhuri truri,
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di.
Pastaj si në rrugica parqesh,
Shetit mes cirkovolucionesh,
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.
Por kur mëngjesi zë afrohet,
Nis shqetësohesh befas ti,
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu, që del veç ti.
E dita vjen. Rrjedh prapë jeta.
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.