Një anije peshkimi me mbi 30 mijë litra karburant kontrabandë është bllokuar në det të hapur gjatë natës së kaluar.
Bëhet me dije se në portin e Durrësit është zhvilluar një operacion, ku brenda një anije u gjet dhe u sekuestruan 30 mijë litra naftë kontrabandë.
Paraprakisht mësohet se anija “Leone”, i përket dy vëllezërve nga Kavaja dhe dyshohet se nafta vinte nga vendet e Lindjes dhe do të hidhej në treg kontrabandë, pas blerjes në Liban.
Në lidhje me këtë policia ka arrestuar Shpëtim Canin, 43 vjeç si dhe Roland Canin, 41 vjeç, me detyrë përkatësisht kapiten dhe marinar i anijes peshkatore ‘LEON’.
/JavaNews
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Lufta do të riniste sot, Trump: Anuluam sulmin, Irani nuk do ketë armë bërthamore - 19/05/2026
- “Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha - 19/05/2026
- Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45% - 19/05/2026